Përshkrimi i kursit:
Ky program është për fillestarët që duan të mësojnë themelet e parukerisë. Përfshin teknikat bazike të prerjes, larjes, tharjes dhe stilimit të flokëve.
Çfarë do të mësoni:
- Prerje bazike dhe forma të thjeshta
- Stilime të përditshme
- Larje profesionale dhe trajtime të thjeshta
- Përdorimi bazik i mjeteve të parukerisë
Përshkrimi i kursit:
Niveli i ndërmjetëm i zhvilluar për ata që duan aftësi më profesionale në stilim, prerje dhe kujdes të flokëve.
Çfarë do të mësoni:
- Prerje të avancuara të shkurtëra dhe të gjata
- Formësim & stilim profesional
- Trajtim i strukturave të ndryshme të flokut
- Bazat e ngjyrimit dhe dekolorimit
Përshkrimi i kursit:
Niveli 900h është për studentë që kërkojnë aftësi të avancuara teknike dhe krijuese.
Çfarë do të mësoni:
- Teknikat profesionale të prerjes dhe stilimit
- Kolorim dhe dekolorim i avancuar
- Trajtim i dëmtimeve të flokut
- Ngjyrosje kreative dhe teknika moderne
Përshkrimi i kursit:
Program i avancuar praktik për ata që duan të punojnë menjëherë në sallone profesionale.
Çfarë do të mësoni:
- Ngjyrosje profesionale
- Teknikat e formimit, balajazhit dhe highlights
- Stilime komplekse dhe prerje të avancuara
- Konsultim me klientin & menaxhim procedurash
Përshkrimi i kursit:
Programi 2100h është niveli maksimal profesional në parukeri. Ai ju përgatit si parukier/e e licencuar, gati për të hapur një sallon të personalizuar ose për të punuar në sallonet më prestigjioze.
Mundësi profesionale:
Përfundimi i programit 2100h ju jep të drejtë të hapni sallonin tuaj sipas standardeve profesionale.
Çfarë do të mësoni:
- Prerje, stilim dhe ngjyrosje të nivelit të avancuar
- Teknikat moderne të formësimit
- Trajtim i flokut të dëmtuar
- Zhvillimi i portofolit profesional
- Menaxhimi i sallonit të flokëve