Përshkrimi i kursit:
Ky kurs 50-orësh ofron bazat e manikyrit dhe pedikyrit profesional. Programi fokusohet në higjienën, strukturën e thonit, përgatitjen e duhur dhe teknikat bazë të manikyrit.
Për kë është i përshtatshëm ky kurs?
Për fillestarët që duan të nisin rrugëtimin e tyre në kujdesin profesional të thonjve dhe të fitojnë një bazë të fortë teknike.
Çfarë do të mësoni?
- Higjiena bazë e duarve dhe këmbëve
- Anatomia dhe struktura e thonit
- Teknikat e përgatitjes dhe formësimit
- Manikyr bazë profesional
- Hapat e parë në Nail Art
- Standardet profesionale dhe kujdesi ndaj klientit
Përshkrimi i Kursit
Ky program 150-orësh përfshin trajnimin e plotë në manikyr dhe pedikyr klasik, përgatitjen e thonit, higjienën profesionale dhe teknikat fillestare të Nail Art. Kursi ndërthur teori dhe praktikë për të formuar një bazë të qëndrueshme profesionale.
Për kë është i përshtatshëm ky kurs?
Për kursantët që duan të zotërojnë njohuri më të detajuara se programi 50 orësh dhe të përgatiten për punë profesionale në sallone bukurie.
Çfarë do të mësoni?
- Manikyr dhe pedikyr klasik
- Higjiena dhe standardet sanitare
- Formësim dhe përgatitje profesionale të thonit
- Teknikë e saktë e aplikimit të llakut
- Hyrje në Nail Art krijues
- Komunikimi me klientin dhe etika profesionale
Përshkrimi i Kursit
Ky program 400-orësh trajnon kursantët në manikyr/pedikyr profesional, teknikat e ndërtimit me gel/akrilik, si dhe Nail Art 3D. Programi është i ndërtuar për të siguruar aftësi të forta praktike të nivelit salon.
Për kë është i përshtatshëm ky kurs?
Për persona që dëshirojnë të punojnë si Teknik Thonjsh në sallon ose të ofrojnë shërbime profesionale në mënyrë të pavarur.
Çfarë do të mësoni?
- Manikyr & pedikyr profesional
- Ndërtim thonjsh me gel dhe akrilik
- Skulpturim dhe forcim i strukturës së thonit
- Nail Art 3D dhe teknika dekorimi të avancuara
- Sterilizimi dhe higjiena e mjeteve profesionale
- Etika dhe protokollet profesionale të punës me klientin
Përshkrimi i Kursit
Ky program 1500-orësh përfaqëson trajnimin më të plotë për Nail Artist dhe Teknik Profesionist, i ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare. Ai përfshin çdo aspekt të teknikave të thonjve: nga bazat, tek ndërtimi, Nail Art, higjiena dhe sterilizimi, deri te praktika e avancuar profesionale.
Për kë është i përshtatshëm ky kurs?
Për kursantë që synojnë të punojnë në nivel profesional të lartë, në sallone prestigjioze ose të ndërtojnë karrierë si Nail Artist i pavarur.
Çfarë do të mësoni?
- Manikyr & pedikyr i avancuar
- Teknikat e ndërtimit me gel, akrilik dhe forma
- Nail Art kreativ, 3D dhe dizajne të avancuara
- Higjienë dhe sterilizim sipas standardeve profesionale
- Menaxhimi i klientëve dhe protokolet e shërbimit
- Punë intensive praktike dhe përgatitje profesionale
Certifikimi
Lëshohet Certifikata Profesionale 1500-orëshe të njohur ndërkombëtarisht.